E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putin: Moska nuk ofron azil për Bashar al-Asad

Rusia nuk do të marrë në konsideratë mundësinë për dhënien e azilit politik për presidentin e Sirisë Bashar al-Asad , ka deklaruar Vladimir Putin. Kryeministri aktual i Rusisë dhe president i zgjedhur, është cituar të ketë thënë se “Moska as që është duke e diskutuar këtë çështje”.

Rusia është njëra nga furnizueset më të mëdha me armë të Sirisë. Ajo u ka vënë veto dy rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që dënojnë dhunën në Siri, e cila, sipas shifrave të OKB-së, ka lënë mbi 7,500 të vrarë.

Javën e kaluar, Putini ka akuzuar vendet e Perëndimit për nxitje të konfliktit, duke mbështetur opozitën siriane.

Kohët e fundit disa vende kanë sugjeruar mundësinë e dhënies së azilit për Asadin, si mundësi për t`i dhënë fund gjakderdhjes 12-muajshe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›