E Diel, 1 Nëntor 2026

Censurë ndaj internetit, Irani formon këshillin për mbikëqyrjen

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamnej, ka urdhëruar krijimin e një agjencie për mbikëqyrjen e internetit.

Në postimin e publikuar në Twitter, Khamnej ka bërë të ditur se ka nënshkruar urdhrin ekzekutiv për krijimin e Këshillit Kibernetik.

Mediat iraniane raportojnë se Këshilli përfshin figura të fuqishme, të tilla si ministrin e Inteligjencës dhe komandantin e Korpusit të Gardës Revolucionare.

Irani tashmë ka taskë-forcë për krime kibernetike, të cilën e ka krijuar në vitin 2009.

Vendi ushtron censurë të madhe në internet, duke bllokuar ueb-faqet që i konsideron “të pamoralshme ose kërcënuese” për sigurinë kombëtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›