E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putin Nese SHBA-ja nuk miraton START-in ne armatosemi

Kjo nuk eshte zgjidhja jone. Ne nuk deshirojme qe kjo te ndodhe. Dhe ky nuk eshte nje kercenim nga ana jone deklaroi Putin gjate nje interviste per CNN.

Ne te gjithe e kemi thene se kjo do te ndodhe ne rast se nuk ka nje marreveshje per perpjekje te perbashketa theksoi Putin.

Presidenti i SHBA-ve Barak Obama dhe Presidenti rus Dmitri Medvedev nenshkruan marreveshjen START ne muajin prill. Marreveshja parashikon pakesimin e armeve berthamore per secilin vend me nje te treten si dhe inspektimin e njeri-tjetrit.

Putin tha se nese kongresi nuk e miraton kete marreveshje kjo do te thote se SHBA-ja po injoron interesat e veta dhe ne do duhet te reagojme disi.

Presidenti Obama e ka quajtur miratimin e marreveshjes si prioritetin kryesor te momentit. Marreveshja miratohet me dy te tretat e votave te kongresmeneve teksa shumicen e kane republikanet./Start/Fatjon Prroni/

2010-12-01 1443

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›