E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahmetaj Rritja e energjise do te rrise edhe cmimet e tjera

Per deputetin Arben Ahmetaj pavaresisht rritjes se pagave dhe pensioneve rritja e cmimit do te jete me e madhe.

Eshte e papranueshme dhe e pajustifikuar qe KESH dhe OST qe kontrollohen 100 nga qeveria Berisha te kerkojne nje rritje cmimesh per te paguar kostot e keqmenaxhimit abuzimit dhe korrupsionit te tyre. Eshte po aq e papranueshme qe kompania ceke OSSH te kerkoje rritje cmimesh me justifikimin se duhen mbuluar vjedhjet dhe humbjet e energjise ne rrjet ka thene ai sot per mediat.

Ai shtoi me tej se rritja e cmimeve do te shkaktoje nje efekt domino tek bizneset duke shkaktuar gjithashtu edhe rritjen e cmimeve. Deputeti i opozites kerkoi nga qeveria qe te jape sqarime mbi privatizimin e OSSH-se. Sali Berisha duhet te beje transparente arsyet perse kontrata e privatizimit te OSSH parashikonte rritje te cmimit te energjise per vitin 2009 2010 e madje per cdo vit deri ne 2015. Sali Berisha duhet po ashtu te gjeje kurajon e tu thote shqiptareve se i ka mashtruar kur premtonte se sa te ishte ai ne pushtet cmimi i energjise elektrike nuk do te rritej kurre tha me tej ai./Saimir Lleshi/Start/

2010-12-01 1538

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›