Zëvendës sekretari i Shtetit të SHBA-së, Steinberg sot në Kosovë
Zëvendës sekretari i Shtetit, Xhejms Steinberg, sot do të vizitojë Kosovën, në kuadër të turneut në rajon.
Javën e kaluar, Steinberg tha se pavarësia e Kosovës ka qenë forcë për stabilitetin në rajon dhe se Kosova ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në dy vitet e para si shtet i pavarur.
Steinberg tha se një nga çështjet për të cilën dëshiron të bisedojë është si të lehtësohet puna e EULEX-it në Kosovë dhe si të ndërtohen ura mes dy komuniteteve.
Ai do të ketë takime me krerët e shtetit dhe krytarët e 3 komunave me shumicë serbe që u formuan pas zgjedhjeve.