E Diel, 1 Nëntor 2026

Putin: Spiunët nuk cënojnë raportet me SHBA-në

Presidenti rus, Vladimir Putin ka vendosur marrëdhëniet bilaterale me Shtetet e Bashkuara përpara grindjeve midis shërbimeve speciale, duke iu referuar kërkesës për azil në Rusi të ish-analistit të CIA-s, Eduard Snowden. Ky i fundit kërkohet nga Uashingtoni të ekstradohet në vendin tij për të mbajtur përgjegjësi për nxjerrjen e të dhënave sekrete që kanë të bëjnë me skandalin e përgjimeve të Qeverisë amerikane.

Në komentet më të fundit për këtë cështje, Putin theksoi se ai është paralajmëruar kundër çdo aktiviteti që dëmton marrëdhëniet ruso-amerikane.

Snowden qëndron në aeroportin Sheremetievo të Moskës, tashmë prej gati tre javësh, ai nuk ka dokumente udhëtimit, kështu që nuk mund të shkojë në shtetet e Amerikës Latine që janë ofruar të gatshme t'i japin atij azil politik. Për këtë arsye, ai kërkoi azil në Rusi e presidenti Putin theksoi se vendi i tij është i pavarur dhe ka një politikë të jashtme të pavarur, shkruan AS.

Një zëdhënës i Putin sqaroi se vendimi për dhënien e azilit për Snouden, nuk i takon presidentit. Putin qartësisht ka deklaruar se është i ndërgjegjsëm për cështjet delikate që përfshihen në gjithë këtë debat dhe se ai mund të rrezikojë bisedimet me presidentin amerikan, Barak Obama i cili pritet të vizitojë Moskën në shtator.

Gjithsesi, avokati i Snowden, me lidhje të forta me Kremlinin, tha se ish-analisti planifikon të qëndrojë në Rusi për momentin. Në aplikimin e tij për azil thuhet se ai përballet me tortura dhe ekzekutim në rast se kthehet në Shtetet e Bashkuara./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›