Putin: Topi në fushën e BE nëse do që Europa të furnizohet me gaz
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin tha se është i gatshëm të rifillojë furnizimet me gaz në Europë përmes gazsjellësit Nord Stream 2, por sipas tij “topi ishte në fushën e BE-së” nëse do që të furnizohet me gaz.
“Rusia është e gatshme të fillojë furnizime të tilla. Topi është në fushën e BE-së. Nëse duan, mund të hapim rubinetin”, tha Putin
Putin tha se Rusia nuk ka asnjë lidhje me çmimet e larta të energjisë me të cilat po përballen evropianët këtë dimër, por fajësoi Perëndimin për nxitjen e një krize globale energjetike.
“Janë vendet më të varfra që do të paguajnë çmimin më të lartë për sa i përket rritjes së kostove të energjisë”, shtoi Putin.
/rtsh.al/