Putin del i kenaqur nga samiti i NATO-s
Bukuresht: NATO-ja i jep fund takimit me presidentin rus Putin
Udheheqesit e NATO-s i dhane fund takimit te tyre te nivelit te larte ne Bukuresht me Presidentin rus Vladimir Putin. Axhenda perfundoi nje dite pasi mbeshteten planet amerikane per dislokimin e nje sistemi te mbrojtjes nga raketat ne Evropen qendrore.
Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Jaap De Hoop Scheffer, tha dje se bisedimet u zhvilluan ne fryme pozitive por nuk njoftoi per ndonje arritje te rendesishme. Ai permendi nenshkrimin mes NATO-s dhe Rusise te nje marreveshjeje transiti, e cila lejon kalimin permes territorit te Rusise te dergesave qe nuk permbajne arme vdekjeprurese per forcat e Aleances ne Afganistan.
“Deshtimet”
Udheheqesit e NATO dje u takuan me presidentin ukrainas Viktor Jushchenko per te diskutuar mbi perspektiven e anetaresimit te vendit te tij ne NATO ne te ardhmen. Udheheqesit e NATO-s deklaruan se Ukraina dhe Gjeorgjia ende nuk jane gati per te filluar procesin e anetaresimit por theksuan se te dyja keto republika ish sovjetike jane padyshim ne rrugen drejt hyrjes ne Aleance. Jushchenko e quajti kete nje ngjarje historike per vendin dhe popullin e tij. Kurse Rusia eshte shprehur se nuk deshiron qe NATO-ja te vazhdoje te zgjerohet me tej pergjate kufijve te saj.
Presidenti rus ne ikje, Vladimir Putin, i pershkroi bisedimet si te sinqerta, te hapura dhe konstruktive. Ndersa ritheksoi kundershtimet e forta te vendit te tij ndaj zgjerimit te metejshem te NATO-s ne lindje. Putin e beri te qarte se planet e NATO-s per zgjerim drejt lindjes, mbeteshin problem per Rusine. Ai tha se nje bllok i fuqishem ushtarak dhe duke u zgjeruar drejt kufijve me Rusine, do te konsiderohej si nje kercenim i drejtperdrejte ushtarak dhe premtimet se ne fakt nuk ishte i tille, nuk mjaftonin.
BUSH-PUTIN
Presidenti rus tha se planet e NATO-s per te ndertuar nje sistem raketor mbrojtes ne Evrope nuk kontribuonin ndaj nje atmosfere besimi. Megjithate ai tha se kjo ceshtje do te diskutohej me presidentin Bush, kur ata do te takohen si kryetare shtetesh, kete fundjave. Ne te njejten kohe Putin u shpreh se bisedimet e Rusise me NATO-n kishin arritur shume, perfshire ketu nje marreveshje nga Rusia per te lejuar kalimin e disa mallrave nepermjet territorit te saj trupave te NATO-s ne Afganistan. “Ajo qe eshte pozitive ne dialogun e sotem eshte fakti se shqetesimet tona per sigurine... u degjuan”, deklaroi presidenti Putin, pas takimit 90 minutesh me homologun e tij amerikan, Bush. Kurse ky i fundit, leshoi mesazhin: “Z.Putin, lufta e ftohte, mori fund”, duke e ftuar per dialog te metejshem. “Le te behemi miq dhe te jemi te sinqerte dhe te hapur", plotesoi Putin, duke theksuar se nje “Lufte tjeter e Ftohte ishte e pamundur”. Sakaq Putin pranoi se "rishfaqja e nje Rusie te forte dhe te pavarur" nuk i kishte bere te lehta marredheniet, por deklaroi se pasardhesi i tij Dmitri Medvedev kishte nje mundesi per te ndertuar marredhenie. Shfaqja e Putinit shenon heren e pare ne gjashte vjet qe lideret e NATO-s ftojne nje lider rus ne nje samit dhe behet nje muaj perpara se ai t'i dorezoje postin favoritit te tij Medvedev.
Ne kete samit, qe ishte i pari dhe i fundit qe merr pjese si president, Vladimir Putin e dha mesazhin e tij shume qarte, por toni i tij ishte me pak konfrontues se c’ka qene ne te shkuaren. Neser, Putin do te prese Presidentin Bush ne vendpushimin e Detit te Zi, Soci, per bisedime qe pritet te perqendrohen te sistemi anti-rakete. Mbeshtetja per kete sistem ne takimin e nivelit te larte te NATO-s erdhi me gjithe kundershtimin e vazhdueshem te Rusise, e cila e quan ate kercenim per sigurine e saj.
Bush-Putin, ujqer te vjeter deti
Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, vleresoi dje ne Bukuresht presidentet Bush dhe Putin si eterit themelues te Keshillit NATO-Rusi. “Vleresova eterit themelues te Keshillit NATO-Rusi me rastin e pjesemarrjes se tyre te fundit ne mbledhjet e tij”, tha Scheffer para shtypit ne perfundim te takimit NATO-Rusi ne Bukuresht. “Shpresoj te te takoj ne funksione te reja, i thashe Putinit", shtoi ai, duke aluduar per postin e Kryeministrit pas marrjes se detyres se presidentit nga Dmitri Medvedev, me 7 maj. “Gjate takimit ne Keshillin NATO-Rusi, kur pjesemarresit vleresuan kontributin e dy presidenteve, Bush e krahasoi Putinin dhe veten e tij me dy ujqer te vjeter deti, u shpreh nje diplomat rus.