E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia: Duam te armatosim minoritetin ne Kosove

Beogradi zyrtar eshte arkitekt i protestave qe zhvillohen prej disa javesh ne veri te Kosoves, me turma serbesh qe kundershtojne krijimin e shtetit me te ri. Kete e ka pohuar vete ministri i Mbrojtjes i Serbise, Dragan Shutanovac. Ai, i cituar dje ne te perditshmen “Vecernje Novosti”, ka deklaruar se "qendron prane asaj se ngjarjet jane dirigjuar nga Beogradi". Ndonese ka shpjeguar se nuk ka thene se kryeministri Koshtunica dhe ministri Samarxhic kane organizuar ngjarjet ne Mitrovice, ministri i Mbrojtjes i Serbise, Shutanovac, pohoi se “zhvillimet ne Mitrovice kane qene te dirigjuara nga Beogradi”.

Per me teper, ministri i Mbrojtjes i Serbise nuk ka mohuar as deshiren e Beogradit per te armatosur minoritetin serb ne Kosove. “Pjesemarrja ne qeveri e Partise Demokratike e ka penguar dergimin e armatimit dhe luften e mundshme ne Kosove”, ka deklaruar ministri Dragan Shutanovac.

Nga ana tjeter, shefi i mbrojtjes serbe ka shprehur dhe ate qe e cilesoi si qellim i arritur nga Beogradi, nderprerja e marredhenieve me Bashkimin Evropian. “Jam i bindur se kemi penguar gjera madhore: nderprerjen e metejshme te raporteve me Bashkimin Evropian dhe skenarin e qarte qe ne rajonin me te gjere ne Kosove te shkaktohen konflikte, qe do te pershkallezonin dhe nga Kosova do te krijonin nje Bejrut, me pasoja te paparashikueshme”, pretendoi Shutanovac. "Dikush ka dashur qe serbeve ne Kosove t'ju ndihmojme duke ju derguar armatim dhe municion" tha ai dhe shtoi se "kete e dine te gjithe ata qe duhet ta dine".

Ne ngjarjet e dhunshme ne Mitrovice, qe ndodhen me 17 mars, nje polic i UNMIK-ut e humbi jeten, ndersa u plagosen 42 pjesetare te UNMIK-ut dhe 22 ushtare te KFOR-it. Paqeruajtesit nderkombetare pesuan deme te ndjeshme kur gjate trazirave, protestuesit serbe hapen zjarr ndaj tyre nga arme automatike dhe hodhen mjete shperthyese. Si sebep i protestave ishte nderhyrje e forcave te rendit per te rikthyer kontrollin ne ndertesen e Gjykates se Qarkut dhe Gjykates Komunale ne veri te Mitrovices, e cila ishte okupuar nga protestuesit serbe.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›