E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodhi makinen, kapet i kerkuari

SHKODER - Policia e Shkodres ndaloi mbremjen e kaluar nje 36-vjecar, i cili nje vit me pare ishte denuar nga gjykata e rrethit me 54 dite burg, me akuzen se kishte tentuar te vidhte nje automjet. Burime zyrtare te policise lokale thane dje se “36-vjecari Agim Dushaj, banues ne fshatin Golem, u denua me 9 mars te vitit te kaluar, pasi me 23 janar te te njejtit vit, ne bashkepunim me nje person tjeter, tentoi vjedhjen e nje automjeti tip “Mitsubishi”. Qe prej kesaj kohe, Dushaj eshte shpallur ne kerkim nderkombetar, ndersa u kap dy dite me pare nga uniformat blu.

R.Ll


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›