E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putin do të na bëjë fuqi bërthamore

çavez

Gjatë vizitës që pati në Venezuelë, Kryeministri rus, Putin, i premtoi ndër të tjera Venezuelës se do ta ndihmonte që të ngrinte industrinë e saj hapësinore dhe të zhvillonte energjinë bërthamore. Ndërkohë Putin dhe çavez kanë nënshkruar një kontratë të re për shfrytëzimin e naftës nga ana e rusëve dhe po diskutojnë disa projekte në fushën ushtarake dhe atë të energjisë. Kjo marrëveshje i siguron një pozicion të mirë Rusisë në Amerikën Latine. çavezi tha se “aleatët ishin duke krijuar një botë të re shumëpolëshe”. Për sa i përket ndihmës që Rusia pritet t’i japë Venezuelës në lidhje me industrinë bërthamore, çavez tha: “Ne nuk kemi ndërmend që të prodhojmë bombë bërthamore, por do të zhvillojmë energjinë bërthamore për qëllime paqësore”. Sipas tij, Venezuela duhet të fillonte që të shkëpuste varësinë e saj nga nafta. Tërësia e marrëveshjeve që të dy liderët kanë diskutuar me njëri-tjetrin kap një shifër prej 2 miliardë eurosh. Ndër të tjera bëhet fjalë edhe për një linjë kredie që Moska do t’i japë edhe vendeve të tjera amerikano-latine, që janë në kundërshtim me Uashingtonin, për të blerë armë. Për sa i përket Venezuelës, ajo deri më tani ka shpenzuar 4 miliardë dollarë në Moskë për blerjen e armëve. çavezi, një paraushtarak, nuk e ka fshehur kurrë qëllimin që ta shndërrojë Venezuelën në një zonë shumë të fuqishme ushtarakisht në të gjithë rajonin për të sfiduar, sipas tij çdo lloj kërcënimi që mund t’i vijë vendit nga ana e amerikanëve. Ai është në vazhdim të krijimit të aleancave me armiqtë e Shteteve të Bashkuara, duke filluar nga Irani e deri tek Kuba. Në këtë kuadër bën pjesë edhe marrëdhënia e vendit të tij me Rusinë dhe veçanërisht me Kryeministrin Putin.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›