E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teksti i historisë

Studiues të fushës, lidhur me dhunën në shkolla, fajësojnë historinë e glorifikuar të Shqipërisë. Të tjerë fajësojnë mentalitetin e fisit që mbizotëron te ne, por këtë adresim e kanë bërë edhe më parë. Sot bie në sy pikërisht fajësimi i teksteve të historisë. “Një tekst historie që i thur himne forcës fizike është i gabuar për fëmijët, nuk mund të shkohet gjithnjë me këtë psikologji, duhen përdorur shembuj nga historia që ngrenë në plan të parë inteligjencën. Po edukojnë tek fëmijët idenë e forcës fizike, të cilën e demonstrojnë në formë dhune”, thotë Nazif Dokle, “Mësues i Merituar”, studiues. Ai shton se në tekstet e librave të historisë janë hequr disa gjëra fare të vogla dhe ndonjë parullë ideologjike e tipit “populli shqiptar e ka çarë rrugën e historisë me shpatë në dorë”. “Mentaliteti i komunitetit sigurisht që ndikon, por edhe tekstet e historisë duhen ndryshuar. Duhet t’i bëjmë nxënësit që të mburren me forcën e mendjes dhe jo me atë fizike”, shprehet Nazif Dokle.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›