E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putin emëron Novak shef të Komisionit ruso-iranian

Kryeministri rus, Dimitri Medvedev ka caktuar Aleksandr Novak si shef të ri të Komisionit të përbashkët ruso-iranian, për bashkëpunim në fushën ekonomike dhe atë të tregtisë.

Lajmi u bë i ditur sot në faqen zyrtare të internetit të qeverisë ruse, edhe pse posti ishte caktuar të hënën.

Novak, i cili ishte emëruar në muajin maj të vitit të kaluar Ministër i Energjisë, tani zëvendëson Sergei Shmatkon, i cili deri më tani ishte në krye të Komisionit me Iranin.

Shmatko gjithashtu ishte paraardhës i Novakut si Ministër i Energjisë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›