E Diel, 1 Nëntor 2026

Hoxhaj në New York, kërkon njohje të Kosovës nga Fixhi

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Neë York, ka takuar homologun e Fixhit, Ratu Inoke Kubuabola, nga i cili ka kërkuar njohjen formale të pavarësisë së Kosovës.

"Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka sjellë në vitin 2010 një verdikt të qartë sa i takon ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës. Prandaj sot, asnjë vend në botë nuk ka ndonjë arsye politike apo juridike që ta zvarrisë njohjen e Kosovës shtet sovran dhe të pavarur”, ka thënë Hoxhaj.

Ministri i Jashtëm i Fixhit ka thënë se Qeveria e vendit të tij është duke shqyrtuar kërkesën e Kosovës për njohjen e pavarësisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›