Më 10 tetor Kosova merr raportin për Studimin e Fizibilitetit

Më 10 tetor Komisioni Evropian pritet të publikojë Raportin e Studimit të Fizibilitetit, i cili rrjedhimisht brenda një periudhe kohore do të mund të çojë Kosovën te marrëveshja e Stabilizim Asociimit.
Lajmin e ka konfirmuar për mediat kosovare, Maja Kocijanqiç, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Kethrin Eshton.
“Studimi i Fizibilitetit do të publikohet më 10 Tetor dhe vendimi për hapat e mëtutjeshëm do të merret vetëm atëherë nga Komisioni, dhe me pas nga Këshilli Evropian”, është shprehur Kocijanqiç.
Ndërkohë, institucionet e Kosovës presin rezultate pozitive në Raportin e Studimit të Fizibilitetit për Kosovën.
Marrëveshja e Stabilizm Asociimit është një traktat në mes të BE-së dhe një vendi tjetër që krijon një kornizë për bashkëpunim në mes tyre.
Kosova është vendi i vetëm i rajonit që nuk e ka nënshkruar ende këtë marrëveshje. Zyrtarë të Qeverisë thonë se kanë kapacitete të mjaftueshme për të përballuar negociatat për nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim me BE-në, parakusht ky para se ajo të kërkojë statusin e vendit kandidat për anëtarësim.