A do te shpetohet marreveshja e Kjotos

Samiti i OKB-se per klimen ne Durban ka si simbol nje dru me dege qe tregojne ne drejtim te qiellit. Ky eshte nje dru nen hijen e te cilit ne Afrike tradicionalisht behet tregti - aq gjate deri sa nuk arrihet ndonje marreveshje. Duke ditur se koha nuk mjafton per arrritjen e marreveshjes presidenti i Afrikes se Jugut Zuma ne fillim te takimit te ministrave ne Durban ka kerkuar qe te pakten marreveshja e Kjotos te mbetet ne fuqi. Ai ka edhe meshtetjen e Bashkimit Evropian dhe Gjermanise tha ministri gjerman per Mjedisin Norbert Rttgen. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Druri simbolik
BE-ja dhe Gjermania jane krenare me marreveshjen e Kjotos. Ne duam qe kjo marreveshje dhe i tere sistemi qe qendron pas saj te jetojne edhe me gjate. Obligimet e marra me kete marreveshje jane celesi i reduktimit te gazerave sere. Kjo eshte edhe baze per nxjerrjen e ligjeve ne BE per periudhen deri ne vitin 2020 tha Norbert Rttgen.
Presionet nga Afrika
Presioni u BE-se dhe Afrikes se Jugut mund te ndihmojne qe marreveshja e Kjotos te mbetet ne fuqi edhe per nje peridhe me te gjate. Keshtu mendon te pakten eksperti per klimen nga organizata Greenpeace Martin Kaiser.
Presidenti Zuma ka thene qe mareveshja e Kjotos duhet te kete edhe nje periudhe te dyte te obligimeve. Kjo kerkohet edhe prej BE-se. Por ne kete proces duheet te futen edhe vendet qe me se shumti e ndotin ambientin si Kina dhe SHBA-ja te cilat duhet te percaktohen qarte pohon ai. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Jacob Zuma
Martin Kaiser pohon se marreveshja e Kjotos e cila perfundon ne fund te vitit 2012 duhet te vazhdoje te mbetet ne fuqi Vazhdimi i mbetjes ne fuqi te marreveshjes se Kjotos eshte parakusht qe ne kete dekade te zvoglohet emetimi i gazrave te demshme. Pas raporteve te fundit alarmante te degjuara ne kete konference temperaturat do te rriten ne kete dekade per 4-6 grade ne bote.
Paralajmerimet gjermane
Nje paralajmerim i tille u degjua edhe nga minsitri gjerman i Mjedisit Norbert Rttgen. BE-ja eshte duke vepruar edhe tani por vetem BE-ja dhe disa vende nuk jane ne gjendje te ndalin ndryshimin e klimes. Ketu kerkohet pergjegjesia e atyre qe me se shumti e ndotin ambietin. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Norbert Roettgen me tone te ashpra
Ndryshimin e klimes mund ta luftojme vetem ne qofte se te gjitha vendet te cilat llogariten nder ndotesit me te medhenj jane te gatshme te ndermarrin masa. Prandaj apeloj qe ky problem te zgjidhet dhe te merren vendime te cilat do te respektoheshin nga te gjitha vendet. Besoj se do te marrim keto vendime dhe do te realizojme obligimet tha ai.
Me tone kaq te ashpra ministri gjerman nuk ka folur me pare. Ai tha se reduktimi i gazrave ishte nder motivet kryesore te qeverise gjermane kur vendosi per transformimin e burimit te energjise ne kete vend. Gjermania deri ne vitin 2020 do te zvogloje emetimin e gazrave per 40 krahasuar me vitin 1990.
Por kjo nuk do te thote ende se ne Durban eshte rene dakord per vazhdimin e mbetjes ne fuqi te marreveshjes se Kjotos. Kjo do te vendoset ditet e ardhshme.
Autor Helle Jeppesen/Bahri Cani
Redaktoi E. Xhani