Ndarja e mandateve te deputeteve PS kunder

Anëtarët e opozitës në KQZ shprehen kundër ndarjes së mandateve për zgjedhjet e qershorit 2013. Përmes një letre të hapur, 3 anëtaret e opozitës rendisin 27 argumenta kundër ndarjes së mandateve në Qarkun e Kukësit. Anëtarët opozitarë të KQZ kërkojnë që çështja të rimerret në shqyrtim nga KQZ, pasi është në shkelje të procedurave të parashikuar prej tij.
“Pasi u njohëm me përmbajtjen dhe pjesën urdhëruese të aktit që na është sjellë nga administrata e KQZ për ta nënshkruar, na rezulton se gjendemi përpara një vendimmarrje absurde dhe në kundërshtim me ligjin –shkruhet në letër. Anëtarët Biba, Shtylla dhe Jani, gjykojnë se vendimi në fjalë është edhe në kundërshtim me procedurën e parashikuar nga Kodi Zgjedhor për marrjen e vendimeve nga KQZ. Është thjesht absurd një vendim i cili konsiderohet i marrë, ndonëse kundër tij ka votuar shumica (5 nga 7) e anëtarëve të KQZ”, thuhet ndër të tjera në letër.