Real-i zyrtarizon Belingham

Jude Belingham është zyrtarisht një lojtar i Real Madridit. Klubi spanjoll zyrtarizoi sot afrimin e mesfushorit britanik për shifrën e 103 milionë eurove.
Shuma pritet të mos jetë përfundimtare pasi Borussia e Dortmundit mund të përfitojë më shumë para nëse 19-vjeçari do të paraqitet mirë në “Bernabeu”. Mes klubeve ka disa klauzola, të cilat kanë lidhje me performancën e Belingham në Madrid. Mësohet se kontrata e anglezit në Madrid është 6-vjeçare.