E Diel, 1 Nëntor 2026

Aktivizohet një vullkan në Indonezi, pesë të vdekur

Pesë persona, në mesin e të cilëve edhe dy fëmijë, kanë vdekur sot nbë Indonezinë qendrore, kur u aktivizua vullkani Rokatenda, duke hedhur në ajër gurë dhe hi të zjarrtë, në lartësi deri në 2 kilometra.

Sipas njoftimeve, në plazhin e afërm kanë vdekur tre persona të rritur, trupat e të cilëve janë gjetur, si dhe dy fëmijë, trupat e të cilëve janë akoma në kërkim.

Paralajmërimi për aktivizimin ed mundshëm të këtij vullkani, në ishullin e vogël Palue, ishte në fuqi nga tetori i vitit të kaluar, dhe autoritet iu kishin ndaluar njerëzve që hyjnë në zonën e rrezikshme, në perimetër prej tre kilometrave. Personat që u gjetën të vdekur sot ishin brenda zonës së rrezikshme dhe të ndaluar.

Në ishullin Palue jetojnë gjithsej rreth 7 000 njerëz, transmetoi agjencia francez e lajmeve AFP.

Një tjetër vullkan në Indonezi, ai Merapi, në ishullin Java, ka shkaktuar vdekjen e mbi 350 personave gjatë një serie të erupsioneve në vitin 2010./Indeksonline/   

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›