Putin shmang takimin me Biden, nuk do të marrë pjesë në samitin e liderëve të G20

Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do të marrë pjesë në samitin e liderëve të G20 në Indonezi javën e ardhshme. Takimi do ta vendoste Putinin në të njëjtën dhomë me presidentin amerikan Joe Biden për herë të parë që nga pushtimi rus i Ukrainës në shkurt, por duket se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Delegacioni rus do të udhëhiqet nga ministri i Jashtëm Sergej Lavrov, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
Lufta në Ukrainë ka mbërritur në ditën e 260-të, teksa Moska ka urdhëruar trupat ruse të tërhiqen nga Kherson. Sipas sekretarit të përgjithshëm të NATO -s , Jens Stoltenberg, Rusia e ka humbur iniciativën ushtarake në Ukrainë. Nga ana tjetër, sipas të dhënave të SHBA, të paktën 100 mijë ushtarë rusë kanë humbur jetën ose janë plagosur në Ukrainë./ TGCOM
/rtsh.al/