E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rusia nis tërheqjen e trupave ushtarake nga Khersoni

Rusia deklaroi sot se trupat e saj ushtarake kanë filluar të tërhiqen nga qytet strategjik ukrainas, Kherson, gjë që do të shënonte një pikë kthese në luftën që ajo ndërmori kundër Ukrainës.

Nga ana tjetër, zyrtarë ukrainas bënë të ditur se forcat e Moskës nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të iknin nga Kherson, por ata u treguan të kujdesshëm, nga frika e ndonjë kurthi.

Tashmë është e vështirë të mësohet se çfarë po ndodhë në qytetin port industrial, nga i cili, dhjetëra mijëra persona janë larguar javët e fundit, dhe ata që kanë mbetur kanë frikë të largohen nga shtëpitë e tyre.

Një tërheqje e detyruar nga Kherson, i vetmi kryeqytet provincial që Moska ka kapur në Ukrainë, do të shënonte një nga momentet më të këqija të Rusisë deri më tani, pas tërheqjes së tyre nga Kievi në ditët e para të luftës. 

Ripushtimi i Khersonit mund t’i lejojë Ukrainës të rifitojë territorin e humbur në jug, duke përfshirë Krimenë, të cilën Moska e pushtoi ilegalisht në vitin 2014.

Një tërheqje ruse është e sigurt se do të rrisë presionin e brendshëm mbi Kremlinin për të përshkallëzuar konfliktin.

Disa vëzhgues perëndimorë, duke përfshirë edhe oficerë të lartë ushtarakë amerikanë, thanë se forcat e Kremlinit ishin të detyruara që të tërhiqeshin, megjithëse një tërheqje e plotë do të dojë edhe disa kohë. Apnews

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›