E Diel, 1 Nëntor 2026

Nesër rasti “Kleçka”, avokati Khan arrin në Kosovë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj, nesër do të dalë përballë trupit gjykues për rastin “Kleçka”.

Burimet e Indeksonline kanë treguar se, avokati Karim Khan ka arritur në Kosovë nëpermjet Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” dhe ai nesër do t'a mbrojë deputetin Fatmir Limaj.

Seanca e parë fillestare nis në oren 10:00 në Kinemanë "ABC: në Prishtinë.

EULEX e ngarkon Limajn për krime lufte të supuzuara të kenë ndodhur në fshatin Kleçkë të Malishevës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›