E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmohet televizioni pakistanez

Persona të armatosur kanë hapur zjarr mbi një stacion televiziv lokal në Karaçi në Pakistan, duke plagosur një roje dhe një punonjës.

Zyrtarët e policisë thanë se katër personanë dy motoçikleta kanë sulmuar televizionin Aaj News me armë, duke dëmtuar edhe disa makina para se të largoheshin.

Drejtori i Aaj News Rashid Mehmed, tha se nuk ka pasur kërcënime të mëparshme të bëra nga ndonjë grup militant ndaj stacionin në gjuhën urdu.

Megjithatë, një zëdhënës i grupit Tehrik-e-Taliban Pakistan, Ehsanullah Ehsan, e mori përgjegjësinë për sulmin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›