Putin “zhduket” nga skena publike, anulohen të gjitha ngjarjet tradicionale të fundvitit

I ulur dhe i heshtur. Kështu do ta mbyllë papritur presidenti rus, Vladimir Putin, vitin 2022. Në javët e ardhshme, armët nuk do të heshtin në Ukrainë, teksa zëdhënësi rus, Dmitry Peskov tha se nuk do të ketë armëpushim për festat.
Në fakt, Kremlini ka bërë të ditur se Putin anulon fjalimin për gjendjen e kombit që mban çdo vit para parlamentit dhe që ishte caktuar të zhvillohej më 27 dhjetor.
Njoftimi i Moskës ka bërë që menjëherë të ngrihen pyetje: a nuk ka çfarë t’i thotë Putini Rusisë, apo mungesa e tij e paralajmëruar nga skena publike gjatë festave lidhet me arsye shëndetësore apo sigurie?
Presidenti rus Vladimir Putin, gjithashtu nuk ka në plan të marrë pjesë në ndeshjen tradicionale të hokejit mbi akull në Sheshin e Kuq këtë sezon festash./ TGCOM
/rtsh.al/