Rusia instalon raketet ndërkontinentale

Rusia ka publikuar momente nga instalimi i raketave ndërkontinentale, pak përpara “Ditës së Forcave Raketore Strategjike”. Ministria e Mbrojtjes ruse tha se kjo tregon rëndësinë që Moska i kushton parandalimit strategjik bërthamor.
Ushtria ruse ka ngarkuar një raketë balistike “Yars” në një hedhëse silo në rajonin e Kaluga.
“Rëndësia e këtij operacioni qëndron në faktin se raketa do të jetë në detyrë luftarake siç është planifikuar. Atdheu do të marrë një mostër tjetër të armëve raketore bërthamore, e cila do të na lejojë të zgjidhim çdo detyrë në nivel strategjik”, tha Alexei Sokolov, komandanti i formacionit raketor Kozelsky.
/rtsh.al/