"United ndoshta frikohet nga Reali"

Pasi mësuan kundërshtarin e radhës në Champions League, drejtori për marrëdhënie me publikun i Real Madridit, Emilio Butragenio tha se është i bindur se Manchester United mund të ketë marrë sot një lajm të hidhur.
"Manchester United me siguri që sot ka marrë një lajm të hidhur. Unë e di se ata nuk do të kenë pëlqyer të përballen me një skuadër si Real Madridi. Të jemi të sinqert as për ne nuk do të jetë e lehtë por jemi favorit. Ndaj Manchester United më shumë do të na pëlqente të luanim në një fazë tjetër të kësaj gare. Do të jetë diçka e bukur për të parë Ronaldon përsëri në Old Traford dhe Mourinhon e Fergusonin përballë njëri tjetrit" deklaroi Butragenio./Indeksonline/