E Diel, 1 Nëntor 2026

Pyetësori i turistëve, projekti që po zbatohet në pikat kufitare

Projekti i Ministrisë së Turizmit për matjen e nivelit të pëlqimit të Shqipërisë nga turistët me qëllim vënien e kulturës dhe trashëgimisë kulturore në funksion të imazhit në botë, po vijon me rritjen e numrit të plotësuesve të formularit brenda një jave.

Eranda Bedalli përgjegjëse e sektorit të shërbimit në Zyrën e Shërbimit Turistik në vend për Tiranën shprehet se po synohet edhe njohja me destinacionet turistike të cilat lidhen me objektet e trashëgimisë kulturore, parqet arkeologjike më të kërkuara apo më të preferuara nga turistët.

Nëpërmjet pyetësorit në anglisht dhe shqip po orientohet biznesi apo politikat qeverisëse në sferën e turizmit në përmirësimin e kushteve dhe minimizimin e problemeve për periudhën në vijim.

Përmes fjalës së shkruar të miqve nga rajoni dhe Evropa po kryhet sigurimi i të dhënave statistikore për siguruesit e shërbimeve turistike në qytetet kryesore dhe përdorimin si një dokument bazë studimi e tregut turistik në Shqipëri.

Projekti një javor i nisur në gjysmën e dytë të korrikut do të zbatohet në 5 pikat hyrëse kufitare në Shqipëri në Pikën Kufitare të Murriqanit në Shkodër, në Kukës, në Portin e Durrësit, Portin e Vlorës, si dhe në Aeroportin e Rinasit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›