E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pyetesori individual perfshihen shtetesia punesimi dhe shendeti

Deklarimi Personat duhet te deklarojne nese kane probleme shikimi dhe degjimi

Nje pjese e vecante ne formularin prej 32 faqesh perfshihet dhe pyetesori individual. Ne te duhet te hidhen te dhenat personale te personit te gjitha gjeneralitetet. Keto te dhena jane te detyrueshme. Ne kete pyetesor perfshihet statusit martesor vendlindja shtetesia. Gjithashtu perfshihen si pyetje te vecanta edhe levizjet e mundshme te individit nga 1 prilli i vitit 2001 date qe perkon me regjistrimin me te fundit te realizuar nga ana e qeverise. Gjithashtu kerkohet qe individet te deklarojne nese ka levizur migruar nga qyteti ose ne shtet per qellime vendbanimi te pakten ne keto 10 vite. Bashke me keto arsye te migrimit apo te levizjeve kerkohet te dihen dhe arsyet nese jane per qellime punesimi studimi arsye familjare apo arsye te tjera. Gjithashtu kerkohet te dihet nese individi ka emigruar ne shtete te ndryshme dhe arsyeja e kthimit ne Shqiperi. Cila eshte arsyeja kryesore e ardhjes ne Shqiperi 1. Mundesia e punesimit. 2. Perfundimi i punes jashte shtetit. 3. Mundesi studimi ne Shqiperi. 4. Perfundimi i studimeve jashte shtetit thuhet ne piken 17. Ne kete pyetesor individual perfshihet dhe arsimimi dhe koha e kryer. Gjithashtu ne anketim perfshihen pyetjet e ngritjes se nje biznesi ose nese kane kontribuuar ne ngritjen e tij per familjen. Menyra e udhetimit ne pune transporti qe perdoret apo veshtiresite e punes jane pjese tjeter e ketij pyetesori. Ne te kerkohet te dihet nese lloji i transportit eshte ne kembe autobus motor makine si shofer makine si pasagjer biciklete mikrobus taksi tren traktor apo kafshe. A keni veshtiresi ne shikim ne degjim ne ecje ngjitje shkallesh ne te mbajturit mend ne perqendrim apo marrje vendimesh ne kujdesin e perditshem ndaj vetes te vishesh te lahesh te ushqehesh ne komunikim ti kuptosh te tjeret apo te te kuptojne ty/ti japesh dhe te marresh informacion thuhet ne piken 35 te pyetesorit. Gjithashtu pyetje te tjera jane nese kane lindur femije te gjalle dhe sa prej tyre jane gjalle.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›