E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleatet Riorganizim dhe strategji te re veprimi

Opozita rikerkon bashkimin e vet. PDS-PSD dhe PDK apelojne bashkepunim ndaj PS-se

Mbyllja e zgjedhjeve lokale ka ricikluar debatin e brendshem ne koalicionin opozitar. Afrimi i muajit shtator ku pritet qe Partia Socialiste te beje te njohur aksionin e saj politik ka rivendosur ne qender te debatit aleatet e saj qe te pakten sa i perket reformes zgjedhore po aktualizojne te njejtat pretendime. Une jam kritik per sa i perket faktit qe opozita sot nuk eshte mbledhur per te shqyrtuar per te diskutuar dhe per te kombinuar veprimet e saj te metejshme. Duhet perfundimisht te hiqet dore nga nenvleresimi me nje lloj paternalizmi qe Partia Socialiste ushtron ndaj aleateve te vet. Duhet kuptuar qe eshte koha qe aleatet duhen vleresuar per aq sa kane dhe nuk duhen nenvleresuar dhe nuk duhen konceptuar si sherbetore te interesave dhe synimeve te PS-se tha ne nje prononcim televiziv kreu i Partise Demokracia Sociale Paskal Milo. Me te njejtin mesazh eshte shfaqur edhe demokristiani Nard Ndoka i cili madje ka kerkuar riorganizim te opozites. Opozita ne vetvete duhet te organizohet duhet te riformatohet si dhe duhet te zgjerohet pasi kjo eshte nje domosdoshmeri e kohes duke mos u treguar e ngurte ne administrimin e ketij procesi si dhe per te hapur shume me tej gamen e opozitareve politike tha ai. Nga ana e tyre vete aleatet e PS-se duket se po kerkojne riaktivizimin e tryezes se koalicionit e cila qe prej zgjedhjeve nuk mblidhet me si me pare. Tashme qe procesi i 8 majit praktikisht eshte permbyllur interesi i te gjitha subjekteve po orientohet drejt zgjedhjeve te pergjithshme qe per te vegjlit perbejne momentin e fundit per te mbetur ne politike te pakten me forcen e tanishme. Ne kete kuader i vetmi politikan qe ka folur nga nje pozite kritike ne kuptim te interesit te se majtes ka qene kreu socialdemokrat Skender Gjinushi qe aktualisht po prononcohet edhe kunder nismes se fundit te Edi Rames per kompromise te gjera me shumicen ne pushtet. E majta ka nevoje per nje platforme konkrete dhe nje aksion te qarte politik per tu paraqitur denjesisht ne zgjedhjet e ardhshme. Partia Socialiste ka pergjegjesine me te madhe per te kryer kete mision opozitar dhe eshte koha ku perfundimisht te beje opoziten e vertete. Koha e gjoja kompromiseve dhe koha e opozites konstruktive absolutisht ka kaluar u shpreh Gjinushi. Ende nuk eshte e qarte se cila eshte kerkesa konkrete e aleateve te PS-se por fakt eshte se problemi kryesor i tyre me partine me te madhe te opozites mbetet mospercaktimi apo moszbatimi i nje formule te bashkepunimit elektoral i cili do te sanksiononte raportet e brendshme politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›