E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet për në shtator gjyqi ndaj Ilir Metës

Gjykata e Lartë ka vendosur që ta shtyjë seancën gjyqësore ndaj kreut të Ilir Metës është shtyrë për në shtator.

Gjykata nuk ka mundur dot që të përcaktojë një ekspert për ti bërë ekspertizën videon he për këtë arsye ka vendosur që ta shtyjë seancën gjyqsore për më 9 shtator.

Relatori i çështjes ka thënë se gjykata nuk ka pasur kohë që të përcaktojë ekspertin për videon në të cilën Meta përmendte marrjen e 700 mijë eurove.

Gjykata e Lartë e ka deivijuar në mënyrë të paprecedentë procesin ndaj Metës, duke qenë se ka ndryshuar radhën e procesit. Në vend që ta niste procesin nga akuza dhe nga dëshmitarët, gjykata e ka nisur procesin me mbrojtjen, e cila bëhet vetëm pasi dëgjohen dhe bëhen akuzat ndaj të pandehurit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›