E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Pyetesori, pergjigjet me te thjeshta"

Rozeta Rapushi

Kryeministri Sali Berisha i kerkoi dje te gjithe punonjesve qe po merren me Pyetesorin e Komisionit Evropian, qe te kene kujdes qe t'i japin pergjigjet me te permbledhura, pasi ne baze te tyre do te ndertohet e tere "harta e rruges" se anetaresimit te plote te Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Ne mbledhjen e djeshme te Komitetit Nderministror te Integrimit, kryeministri informoi mbi angazhimin dhe seriozitetin ne plotesimin e pyetjeve te Komisionit Evropian. "Ky eshte nje proces jashtezakonisht i dobishem per ne, sepse mbart ne vetvete jo vetem detyrimin e nje bilanci, por edhe te nje vizioni. Duhet te kemi parasysh se mbi keto pergjigje do te ndertohet nga Komisioni Evropian e tere harta e rruges se anetaresimit te plote te Shqiperise ne Bashkimin Evropian", u shpreh ai. Ne mbledhjen e Komitetit, u moren ne shqyrtim tete kapituj te tjere te pergjigjeve te Pyetesorit te Komisionit Evropian per Shqiperine, te vleresuar si kapitujt me te rendesishem pasi perfshijne ne total 367 pyetje. Kapitujt e shqyrtuar dje trajtojne politikat e konkurrences, sherbimet financiare, bujqesine dhe zhvillimin rural, politikat e sigurise ushqimore, veterinarise dhe fitosanitetit, statistikat, shkencen dhe kerkimin shkencor, arsimin dhe kulturen, politiken e jashtme, sigurise dhe te mbrojtjes. "Keto jane edhe nder kapitujt me te rendesishem dhe perfshijne ne total rreth 367 pyetje, ne pergjigjet e te cilave kane punuar 350 punonjes. Puna eshte intensive dhe angazhimi eshte shume i madh, por eshte e domosdoshme te jemi me permbledhes, me sintetizues", u shpreh kreu i qeverise. Nga ana tjeter, ai kerkoi qe ne kete pune te madhe, e cila po shkon drejt perfundimit, te shihet mundesia qe

pergjigjet te jene me te permbledhura. "Une e kuptoj deshiren tuaj per te qene konsumues total ne pergjigjet qe jepni, cka eshte normale per te konsumuar teresisht materien. Por, ne rast se percaktoni edhe kete kriter, do te bejme qe te tjeret ta lexojne me kenaqesi. Nuk eshte se vellimet nuk cojne peshe, por statistikat deshmojne se nuk jane trilogjite kryeveprat me te lexuara, edhe pse ato jane shkruar nga korifenjte me te medhenj te letrave boterore", keshilloi kryeministri. Me konkretisht ishte Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, e cila beri nje paraqitje me te detajuar te 8 kapitujve ne shqyrtim. Zonja Bregu informoi se deri tani jane shqyrtuar pergjigjet e 29 kapitujve te pyetesorit te Komisionit Evropian, ose 83 per qind te kapitujve, me nje total prej 1.480 pergjigjesh.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›