Berisha, me investitoret spanjolle per energjine
Spanja konfirmon prezencen e saj ne Shqiperi me investime dhe projekte te ndryshme. Gjate nje takimi me kryeministrin Sali Berisha, Presidenti i kompanise "Iberdrola", i shoqeruar edhe nga ambasadori spanjoll, Emanuel Montobio, shprehu konsideratat per bashkepunimin e deritanishem dhe gatishmerine per te qene prezent ne Shqiperi dhe Ballkan edhe ne vijim me projekte serioze. Kompania "Iberdrola" eshte e katerta per nga madhesia ne bote, e para ne fushen e energjise se rinovueshme dhe te eres, e pranishme ne shume vende te botes. Nga ana e tij, kryeministri Sali Berisha falenderoi kompanine per prezencen e saj ne Shqiperi, nder te tjera edhe me projektin e rendesishem per rrjetin elektrik te qytetit te Fierit dhe e ftoi per bashkepunim ne te ardhmen ne fusha te tjera, ne sektorin e energjise. Kryeministri Berisha e njohu presidentin e kompanise "Ibedrola", me mundesite e shumta qe ofron Shqiperia, ne lemin e partneriteteve publike private, ne marreveshjet koncensionare per 440 hidrocentrale te vogla, ne platformat per prodhimin e energjise nga era dhe masat organike, apo ne kaskadat e Vjoses, duke qene keshtu nje vend teper atraktiv per investimet e huaja. Ndersa Presidenti i kompanise "Iberdrola" i shprehu kryeministrit Berisha konsideratat e larta per bashkepunimin e suksesshem te deritanishem, si dhe shprehu bindjen dhe gatishmerine e tij, per te qene prezent ne Shqiperi e permes saj edhe ne Ballkan ne vijim, nepermjet projekteve serioze.