E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pyjet në ankand, protesta banorët e Steblevës. Balla: Saliu i shet për vota

balla-ankadniLibrazhd- Banorët e Komunës së Steblevës kan protestuar sot kundër një vendimi të Ministrisë së Mjedisit për dhënien me ankand të katër parcelave pyjore të kësaj komune.

Kryetari i komunës, Alban Fejzo duke u bazuar në një urdhëresë të ministrit Mediu se pyjet e Prodanit dalin më ankand 10 qershor, tjha se kjo në kundërshtim me ligjin pasi këto pyje sipas një vendimi të mëparshëm janë në pronësi të komunës.
Ndërsa inxhinieri Fatmir Brazhda tha se pyjet janë pasuria e vetme e këtyre banorëve, ndaj është shprehur kundër këtij vendimi. Ai i ka bërë apel ministrisë të tërheqë këtë vendim duke e cilësuar të e padrejtë që i bëhet këtij komuniteti duke mos e lënë të shftytëzojë pasuritë që disponon.

Ndërsa deputeti socialsit Taulant Balla i pranishëm në protestën e banorëve të kësaj komune, tha se ky vendim është i paligjshëm. Sipas tij qeveria po shet pyje në mënyrë abuzive për të blerë vota. Balla i bëri thirrje Ministrisë së Mjedisit të anulojë ankandin ose do të përballet me një padi në prokurori.

Sot iu bashkova protestës së banorëve të Komunës Steblevë kundër vendimit abuziv dhe korruptiv të Ministrisë së Mjedisit për dhënien me ankand të pyjeve të Steblevës. Këto pyje qeveria ia kishte kaluar më datë 9 Shtator 2012 me Vendim të Këshillit të Ministrave Komunës Steblevë, ndërkohë që më 10 Qershor 2013 Ministria dhe Agjensia e Prokurimeve Publike kanë njoftuar ankandin për dhënien e këtyre sektorëve pyjore një biznesmeni të lidhur me Fatmir Mediun. Po më 10 Qershor është njoftuar dhënia për shfrytëzim e pyjeve të Polisit.

Kjo qeveri në largim 13 ditë para zgjedhjeve po vjedh pyjet dhe po ia jep ato bizneseve të lidhura me të. Do ti kallëzoj penalisht në Prokurori fajtorët,- tha Balla.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›