Basha: Do i japim fund diskriminimit të disa zonave në kryeqytet
Tiranë- Bashkia e Tiranës ka përfunduar projektin për rikualifikimin urban të njësisë numër katër, ndërsa kreu i saj, Lulzim Basha tha se do ti jepet fund diskriminimit të disa zonave në kryeqytet.
Me një investim prej 18,6 milionë lekësh, në këtë bllok banimi janë realizuar rreth 2300 m2 sipërfaqe me bar, në 14 sheshe me përmasa të ndryshme të shtrira gjatë gjithë bllokut. Janë mbjellë 843 copë shkurre dekorative dhe pemë. Janë vendosur 120 stolasi dhe 30 copë kosha për hedhjen e mbeturinave.
Dua tu them qytetarëve të njësisë bashkiake nr.4, se puna jonë sapo ka filluar dhe po ashtu dua tu them banorëve të Tiranës, që rikualifikime të tilla, të buxhetuara për vitin 2013 anembanë qytetit të Tiranës janë plot 45 dhe se me këtë ritëm dhe cilësi punimesh, ne do të ekzekutojmë rikualifikimet urbane dhe kthimin në zona të përshtatshme me standard evropian jetese, në të gjithë blloqet e Tiranës, pa asnjë diskriminim, duke lënë pas harresën dhe pasojat e neglizhencës së detyrave të Bashkisë dhe duke ecur përpara me shërbimin ndaj qytetarëve dhe duke vendosur qytetarin e interesin e tij të parin u shpreh z. Basha.
Më tej ai tha se ëhstë dnërtuar një fushë basketbolli, ndërsa shtoi se çdo banor i kësaj zone mund të marrë informacion përmes internetit.