QARKU I LEZHËS Niveli i ujerave eshte rritur. Si rezultat në qarkun e Lezhës sic, jeni informuar, eshte demtuar rruga qe lidh Rubikun me Rreshenin me nje gjatesi 60-70 m. Po punohet nga struktu
QARKU I LEZHËS
Niveli i ujerave eshte rritur. Si rezultat në qarkun e Lezhës sic, jeni informuar, eshte demtuar rruga qe lidh Rubikun me Rreshenin me nje gjatesi 60-70 m. Po punohet nga strukturat e Ministrise se Transportit dhe Telekomunukacioneve për riparimin sa më të shpejtë të këtij segmenti rrugor.
Jane hapur portat e Hidroicentraleve Shkopet dhe Ulez dhe eshte njoftuar popullata. Ne oren 01.00 27/9/2002 ne Torovice eshte bllokuar rruga nga guret e rende. Per kete organet e policise ne kete qark ne bashkeveprim me ushtrine evakuuan 8 familje qe rrezikoheshin ne fshatin Rrile dhe ndihmuan ne shperndarjen e ndihmave dhe po vazhdon puna per riparimin e ketij segmenti. Policia rrugore ka disiplinuar levizjen e automjeteve ne keto akse. Forcat e Nderhyrjes se Shpejte te Lacit kane mbajtur nen kontroll akset rrugore Lezhe, Shkopet duke krijuar dhe nje kordon per evitimin e aksidenteve te mundshme ne vijen ujore, ku nga hapja e portave te hidrocentralit uji vjen me force te madhe .Ne marrjen e masave konkrete ne vend ne kete qark ndodhet nje grup me specialiste te Drejtorise se Pergjithshme te Policise nen drejtimin e Drejtorit te Policise Kolonel Veli Myftari.
QARKU I KUKESIT
Gjate 12 oreshit te fundit kane vazhduar reshjet ne te gjithe territorin e Qarkut.
Liqeni i Fierzes ka arritur ne kuoten e 271,56 m dhe prurjet kane qene 560 m3 /s.
QARKU I SHKODRES
Ka permiresime te gjendjes, ka rene niveli i ujerave ne Komunen e Berdices, ka tre banesa te demtuara , jane bere te kalueshme rruget ne brendesi te fshatrave.
Vazhdojne te mbeten 400 ha toke te punueshme nen uje. Ne komunen e Velipojes eshte rivene ne pune hidrovori dhe niveli i ujerave ka rene ndjeshem.
Ne Hidrocentralet e Vaut te Dejes dhe ate te Komanit vazhdon puna me kapacitet te plote.
Ne repartin e Forcat e Nderhyrjes se Shpejtë ne Shkoder forcat e KFOR-it se bashku po bejne grumbullimin dhe shperndarjen e ndihmave per familjet e demtuara.
QARKU I KORCES
Situata eshte normale ne te gjithe territorin e qarkut. Furinizimi me uje dhe energji elektrike kane qene normal.
QARKU I BERATIT
Ura e Bogoves filloi te funksionoje.
Gjate dites se sotme reshjet e rena kane patur intesitet te ulet. Situata eshte drejt permiresimit.
Vazhdon furnizimi me uje te pijshem per banoret e qytetit te Ures-Vajgurore.
QARKU I DURRESIT
Prane shtabit te bashkise shkoi dhe nje grup nga administrata e prefektures per te dhene ndihmese ne organizimin e veprimeve per largimin e inerteve nga dy shkolla te permbytura dhe banesat e demtuara.
Sot ne bashkine e Fushe-Krujes do te dergohen ndihma te tjera.
QARKU I ELBASANIT
Gjate oreve te fundit nuk ka probleme shqetesuese, ka demtime te permasave te vogla ne disa komuna si Funar, Labinot, Bradashesh.
Rreshjet e diteve te djeshme kane rritur nivelin e lumit Shkumbin, por niveli nuk eshte ne kuota shqetesuese.
QARKU I VLORES
Ka perfunduar evidentimi paraprak i demeve te shkaktuara nga rreshjet e diteve te fundit.
Ne komunen e Novoseles jane evakuuar 20 familje.