E Diel, 1 Nëntor 2026

Zedhenesi i Kryeministrit, Aldrin Dalipi ka dale sot perpara gazetareve ne nje konference per shtyp ku ka informuar per vendimet qe miratoi Keshilli iMinistrave dhe per situaten me te fundit ne zonat

Zedhenesi i Kryeministrit, Aldrin Dalipi ka dale sot perpara gazetareve ne nje konference per shtyp ku ka informuar per vendimet qe miratoi Keshilli iMinistrave dhe per situaten me te fundit ne zonat e permbytura nga rredhjet. Ne deklaraten e tij ai tha:

Keshilli i Ministrave ne mbledhjen e zhvilluar sot eshte ndalur ne vecanti ne analizen e situates se emergjences dhe konstatoi se gjate diteve te fundit ne shume zona eshte rikthyer normalitetit edhe per shkak te nderhyrjeve ne kohe te strukturave shteterore.

Keshilli i Ministrave vleresoi daljen nga situata e fatkeqesise natyrore te qarkut te Dibres dhe te Kukesit si dhe vendosi qe Qarku i Lezhes si dhe pjeserisht Qarku i Shkodres, dhe perkatesisht komunat Vau i Dejes, Guri i zi, Vig, Hajmel, Bushat, Velipoje, Dajc dhe Berdice te mbeten ne statusin e fatkeqesise natyrore.

Ne kete kuader te vleresimit te pergjithshem te demeve Keshilli i Mnistrave vendosi te asistoje me nje grant per 55 njesi vendore Komuna dhe Bashki te prekura nga permbytja e diteve te fundit.

Ne total jane shtuar ne buxhetin e ketyre njesive te qeverisjes vendore 130 milion leke ose afro 1 milion euro,te cilat do te shkojne ne dobi bashkive dhe Komunave territoret e te cilave jane demtuar nga rreshjet.Ndarja e grantit eshte kryer sipas shkalles se fatkeqesise natyrore dhe mund te themi se vetem per Bashkine e Lezhes jane akorduar 16 milion leke, dhe shifra te peraferta jane akorduar edhe per komuna te tjera duke marre parasysh territorin edhe numrin e popullsise.

Po sot ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave eshte miratuar dhe nje shtese fondi ne buxhetin e vitin 2002 per Ministrine e Bujqesise dhe Ushqimit per rikonstruksionin e veprave te kullimit ne Qarkun e Lezhes qe rezulton qarku me i demtuar nga rreshjet e diteve te fundit. Fondi qe shtohet per rikonstruksionin veprave te kullimit eshte ne shumen prej 17 milione lekeve.

Nje vendim i rendesishem i qeverise ne lidhje me situaten e emergjences ishte ai i ndalimit te menjehershem te veprimtarise se shfrytezimit te reres dhe zhavorrit ne shtreterit e lumenjve. Mbeshtetur ne Kushtetuten e Shqiperise Keshilli i Ministrave vendosi c'montimin e te gjithe impianteve te thyerjes dhe fraksionimit te zhavorrit qe nxirret nga shtreterit e lumejve deri ne 31 dhjetor te ketij viti.Ky vendim behet me qellim qe te ndalohen fenomenet shkaterruese ne lumenjte e vendit si dhe per te parandaluar pasojat qe mund te ndodhin ne qendrat e banuara ne tokat bujqesore etj, qe ndodhen ne afersi te lumenjeve.
Kryeministri Fatos Nano dhe Qeveria jane te gatshme per te paguar faturat financiare qe sjell ky vendim dhe per te parandaluar ne te ardhmen faturat e fatkeqesise natyrore si rezultat i permbytjes.

Vendimi hyn ne fuqi menjehere.
Me pas do tíu dergojme vendimet e tjera qe miratoi sot Keshillit te Ministrave

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›