E Diel, 1 Nëntor 2026

Qarku Shkoder Ne komunen e Velipojes sot jane derguar ndihma ne ushqime dhe ne veshmbathje per 43 familje qe jane ne zonen e permbytur, nga organizata Norvegjeze "The Door". Priten ndihma ushq

Qarku Shkoder
Ne komunen e Velipojes sot jane derguar ndihma ne ushqime dhe ne veshmbathje per 43 familje qe jane ne zonen e permbytur, nga organizata Norvegjeze "The Door". Priten ndihma ushqimore dhe veshmbathje te KFOR-it qe jane nisur nga Durresi per ne qytetin e Shkodres.
Nga Ministria e Mbrojtjes, jane nisur mjetet e renda dhe do te dislokohen ne repartin 1100 Shkoder.

Qarku Lezhë

Ne fshatin Ishull Lezhe (lagjja e ish- Hotelit te Gjuetise) nga rritja e nivelit te ujrave 5 familje kerkuan ndihme dhe u evakuan nga forcat dhe mjetet e ushtrise. Eshte rritur ndjeshem niveli i ujit ne lumin Drin, e per pasoje gjendja eshte veshtiresuar ne fshatin Balldren. Ne keto fshatra jane permbytur fushat dhe shtepite. Popullsia eshte zhvendosur ne drejtim te malit. Nga drejtoria e ujrave jane vene ne pune 2 ekskavatore dhe mjete te tjera per te mbajtur gjendjen nen kontroll ne kolektorin e fushes se Torovices.

Kontigjenti i ndihmave i ardhur nga Qeveria Greke eshte shperndare ne komunen Fushe-Kuqe, Milot, Balldren e Shenkoll, gjithashtu jane ofruar ndihma nga "Karitasi, Kryqi i Kuq, "Forca e Drites" si dhe 2 mjete ngarkese nga kontigjenti Italian i Durresit".

Qarku Kukës

Niveli I uijt ne Fierez 270.4m mbi nvelin e detit.

Qarku Dibër

Situata eshte e mire po punohet per ndertimi i nje ure me konstruksion metalik ne komunen e Kala e Dodes.

Qarku Berat

Pergjithesisht gjendia eshte mire.
Në Bogovë po betonohet shpatulla e ures Bejlit nga forcat e ushtrise e cila eshte bere e kalueshme vetem për këmbësorët.
Në Urën Vajgurore ka filluar rikthimi ne shtepite e tyre te qytetarve te larguar nga permbytja, por problem mbetet funksionimi me uje te pijshem qe është bërë me autobot dhe zjarrfikësa. Të shpërngulurit trajtohen nga bashkia në Qendrën Tregtare të qytetit.
Ne Bashkine Berat eshte duke u punuar per pastrimin e rrugeve nga prurjet e lumit Osum.

Qarku Durres

Zjarrefikset dhe forca te tjera po ndihmojme per heqjen dhe largimin e ujit nga banesat.
Po rehabilitohen kabinat elektrike tek Bregu i Kanalit, ne menyre qe te vendosen transformatoret.

Qarku Gjirokastër

Situata ne pergjithesi eshte stabilizuar.
Furnizimi me energji elektrike vazhdon normalisht ne qytet,
Po punohet edhe në Sinaj-Tepelenë për përmirësimin e rrugës. Të gjitha rrugët e tjera janë të hapura.

Qarku Fier

Ndermarrja elektrike po perfundon riparimin e rrjetit elektrik ne qytet dhe ne disa fshatra te zones se Mallakastres.

Qarku Korçë

Gjendia ne pergjithesi eshte stabilizuar.

Qarku Vlorë

Rrugët janë të hapura. Nuk ka probleme.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›