E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e Prekes kerkohen dy vellezerit Gjergji

Alfred dhe Arben Gjergji me banim ne Durres u identifikuan nga policia si te dyshuar per krimin


TIRAN- Nje dite pas vrasjes se Mirash Prekes policia e kryeqytetit shpalli ne kerkim edhe vellain tjeter te Ylli Gjergjit i vrare nga Preka ne Greqi disa muaj me pare. Arben dhe Alfred Gjergji perkatesisht 32 dhe 28 vjec te cilet ekzekutuan me arme zjarri mengjesin e se dieles ne kryeqytet per gjakmarrje emigrantin Mirash Preka tashme jane ne listen e te kerkuarve. Lajmi u be i ditur dje zyrtarisht nga policia e Tiranes ne nje njoftim zyrtar te saj.


Specialistet e Seksionit Kunder Krimeve ndaj Personit ne Policine e Kryeqytetit kane arritur te identifikojne dhe te zbardhin teresisht rrethanat e vrasjes se 44 vjecarit Preka. Dy autoret e ketij krimi jane Arben Gjergji 28 vjec dhe Alfred Gjergji 32 vjec te dy banues ne Durres.


Autoret e krimit jane te dyshuarit e kesaj vrasje ndaj te cileve ka filluar dhe ndjekja penale. Nga hetimet e kryera nga policia hetuese dhe eksperte rezultoi se vrasja e Prekes eshte kryer per motive hakmarrje pasi ne daten 2 gusht te vitit 2010 Mirashi ka vrare me thike Ylli Gjergjin vellain e dy autoreve te shpallur tashme ne kerkim.


Vellezerit e viktimes te vrare kete vere mesa duket kane vendosur te marrin gjakun e vellait te tyre duke e vrare 44 vjecarin me origjine nga fshati Dardhe i Pukes prane shtepise se prinderve te bashkeshortes te tij. Preka ka gjetur vdekjen e menjehershme mengjesin e se dieles rreth ores 900 ne rrugen Jordan Misja pasi u qellua me arme zjarri nga dy persona te cilet jane vellezerit e Ylli Gjergjit i cili eshte vrare kete vere.


Gjergji eshte qelluar me thike pas nje grindjeje me viktimen Mirash Preka ndersa ata mesohet se kane qene ne gjendje te dehur ne kohen kur ka ndodhur grindja. Per hetimin e ngjarjes te se dieles eshte ngritur nje grup i posacem hetimor nen drejtimin e Prokurorit te Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane dhe vazhdon puna intensive per kapjen e tyre tashme te identifikuar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›