Beteja paraelektorale paralizon Tiranen

Pervec problemeve qe krijojne kushtet atmosferike qytetareve e Tiranes iu duhet te perballojne dhe fajesimet e politikes
I perfolur si kandidat per Tiranen Lulzim Basha ka nisur te shqetesohet per kryeqytetasit
TIRAN - Qytetaret e Tiranes kane nisur dje te vuajne pasojen e nje fushate te ashper elektorale per zgjedhjet vendore te 8 majit 2011. Edhe pse asnjeri prej tyre nuk e ka pranuar ende zyrtarisht se do te kandidoje per kreun e bashkise Edi Rama dhe Lulzim Basha jane perfshire dje ne nje beteje te ashper mediatike dhe verbale.
Por ata qe e kane pesuar ishin kryeqytetasit te cilet per me shume se pese ore jane bllokuar ne kaosin e tmerrshem qe zyrtarisht quhet trafik rrugor.
Zakonisht ne dite shiu Tirana perjeton nje trafik te renduar por dje ne ndihme te tij u gjend mungesa e policeve ne kryqezime dhe fikja e semaforeve. Ne kete pike kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama akuzon ministrin e Brendshem dhe kryeministrin qe sipas tij kane orkestruar te gjithe kete shfaqje te pashembullt te mungeses se minimumit etik.
Vete kryebashkiaku i cili ka pershkruar bulevardin Deshmoret e Kombit gjate kohes se bllokimit te rruges eshte shprehur se ky veprim i pergatitur nga qeveria ka per qellim te egersoje dhe agresivizoje qytetaret ndaj Bashkise se Tiranes.
Kryebashkiaku Rama nenvizoi gjithashtu faktin se pergjate kryqezimeve nuk kishte police trafiku. Nga ana tjeter edhe kryeministri Berisha ka shkuar rreth 20 minuta me vonese ne nje takim qe kishte ne qender te kryeqytetit.
As eskorta e as sirenat e policise nuk e kane ndihmuar Berishen qe te mberrije ne kohe ne konferencen Reformat kunder korrupsionit. Madje ne nje moment u duk sikur konferenca do te shtyhej per nje dite tjeter.
Por i menjehershem ishte reagimi i ministrit te Brendshem Lulzim Basha i cili nuk ngurroi te fajesoje kryebashkiakun Rama si pergjegjes per situaten e krijuar ne Tirane. Sipas tij policia ka pasur nje mobilizim total rreth 700 forca per te menaxhuar situaten. Sa u menaxhua situata kete e dine vetem shoferet dhe qytetaret e Tiranes.
Kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama njeheresh lideri i Partise Socialiste shprehu mbremjen e djeshme shqetesimin se megjithese per nje kohe te shkurter gjithe masa e madhe e prurjeve te shiut eshte cliruar rruget kane qene krejt normal nderkohe ne Tirane ka ndodhur nje bllokim qe nuk eshte pare kurre ne historine e ketij qyteti.
Une ketu akuzoj drejtperdrejte per nje orkestrim kriminal Ministrine e Brendshme pasi gjeja qe qytetaret qe jane gjendur sot ne rruge sic u gjenda dhe une dhe pata 45 min vonese per te levizur nga fillimi i bulevardit ne fund kane pare se pothuajse nuk ka pasur police fare - deklaroi Rama. Sipas tij ky eshte qellim i vjeter i sternjohur dhe i stershfaqur ne sterforma te tilla te perfunduara.
Ai theksoi se eshte e pashembullt eshte barbare eshte primitive eshte vulgare eshte kriminale qe ne mes te Europes ne nje kryeqytet Europian te ndodhe nje gje e tille ne menyre te qellimshme.
Kryebashkiaku i Tiranes tha se kjo eshte pjese e komplet strategjise se bllokimit te qytetit e cila ka kohe qe eshte vene ne levizje me sakte qe me ardhjen e Berishes ne pushtet ne vitin 2005. shte Ministria e Brendshme eshte ministri i Brendshem sigurisht me kryeministrin qe kane orkestruar te gjithe kete shfaqje te pashembullt te mungeses se minimumit etik.
Te mungeses se cdo sensi europianizimi dhe demokratizimi te mungeses se minimumit te cdo qytetarie duke lene rrugeve te bllokuar me dhjetera-mijera qytetare vetem e vetem qe ti egersojne dhe agresivizojne ndaj Bashkise se Tiranes - akuzoi Edi Rama.
Por ministri i Brendshem Lulzim Basha ka fajesuar Bashkine per kaosin e shkaktuar ne rruget e Tiranes mbi bllokimin e trafikut rrugor.
I perfolur gjithnje e me shume nga drejtuesit e Partise Demokratike si kandidat per zgjedhjet e ardhshme vendore per Bashkine e Tiranes Lulzim Basha ka nisur te shqetesohet qe tani per hallet e kryeqytetasve. Ne fjalimin e tij ai nuk tha asnje fjale per rruget e pothuajse cdo qyteti shqiptar qe perjetuan permbytje nga shirat.
Jemi deshmitare te gjithe ketu ne kete qytet se ky kaos eshte nje variant i renduar i kaosit te perditshem ne Tirane. Qytetaret e Tiranes kane kohe qe po vuajne pasojat e keqmenaxhimit te qytetit dhe te trafikut rrugor ne qytet. Ky eshte cmimi qe qytetaret e Tiranes paguajne prej arrogances papergjegjshmerise dhe paaftesise se Edi Rames - sulmoi Lulzim Basha.
Sipas tij shkaqet e kaosit jane te qarta per kedo. Ai fajeson per kete hapjen e punimeve pa siguruar alternative trafiku bllokimin e qendres mungesen e sinjalistikes lenien pas dore per vite me radhe e infrastruktures se nendheshme e shume e shume te tjera.
Ndersa numeronte nje mori akuzash per bllokimin e trafikut rrugor e cila eshte pergjegjesi e Ministrise se Brendshme drejtuesi i ketij institucioni shenjestron Edi Ramen. Policia ka pasur nje mobilizim total.
Pervec mobilizimit te 300 deri 350 efektivave te pese komisariateve te Tiranes jane mobilizuar 100 forca te nderhyrjes se shpejte 200 forca te njesise se policise rrugore dhe 35 forca te njesise se autostradave pra afro 700 forca per te menaxhuar situaten - sqaron Basha.
Rama
Policia e shtetit dhe perkatesisht pjesa qe merret me trafikun eshte gjithsesi nje trup e specializuar eshte gjithsesi nje trup e sakrifikuar e cila realisht eshte ne gjendje te perballoje detyrat e saj edhe pse ne njemije e nje veshtiresi dhe e lene krejt pas dore dhe kurre nuk mund te ndodhte nje bllokim i tille dhe skishte asnje arsye te ndodhte sepse asgje e jashtezakonshme nuk ndodhi.
E perseris ka ore te tera qe edhe furia e shiut ka kaluar edhe rruget jane normalizuar dhe bllokimi vazhdon - deklaroi kryebashkiaku i Tiranes.
Basha
Shkaqet e kaosit jane te qarta per kedo. Hapja e punimeve pa siguruar alternative trafiku bllokimi i qendres mungesa e sinjalistikes lenia pas dore per vite me radhe e infrastruktures se nendheshme etj.
Perpjekja e Rames per tia veshur policise fajin eshte shenje paniku e nje te paafti qe u iken pergjegjesive te veta duke kerkuar fajtore per nje pergjegjesi qe eshte kryekeput e vetja dhe per nje faj qe eshte vetem i tij. I bej thirrje te rikthehet ne detyre te mos tallet me qytetaret dhe te mbaje pergjegjesite qe ka me ligj - akuzoi Basha.
Paralizohen krejtesisht akset kryesore te kryeqytetit. Zhduken semaforet dhe Policia Rrugore
Ore ferri ne rruget e Tiranes
TIRAN - Kaos ne kryeqytet. Keshtu mund te perkufizohet situata e pasdites se djeshme ne rruget e Tiranes. Per me shume se pese ore te gjitha rruget kryesore te kryeqytetit ishin te bllokuara nga mijera makina te cilat perjetuan nje tmerr te vertete.
Ndonese kemi pare qe gjate koherave me shi te kete trafik te renduar panorama e djeshme e rrugeve te kryeqytetit ishte si asnjehere me pare. Makinat ne rruge thuajse nuk leviznin fare madje shumica e tyre arriten deri sa te fiknin automjetet per te shkurtuar shpenzimet e karburantit.
Ne shumicen e kryqezimeve semaforet nuk ishin ne gjendje pune ndonese ne kohe normale ato funksionojne me se miri. Pervec problemit te semaforeve ne kryqezime dhe ne rruget e bllokuara mbi gjysma e ketyre asketeve nuk kishin punonjes te Policise Rrugore.
Krahas bulevardit Deshmoret e Kombit dhe zones se qendres problematike kane qene edhe kryqezimi te Zogu i Zi dhe Don Bosko segmente te tera te unazes rruga e Barrikadave bulevardi Zogu i Pare kryqezimi i 21 Dhjetorit kryqezimi i rruges se Elbasanit dhe pjesa e rruges prane shkolles Vasil Shanto.
Mungesa e rrugeve qe devijojne kalimin ne qendren e kryeqytetit per automjete qe do te dalin jashte Tirane eshte nje tjeter arsye pse rendohet trafiku sidomos ne qender te qytetit.
Mendohej se me pushimin e shiut te vrullshem do te mundej qe situata ti kthehej normalitetit kjo nuk ndodhi. Mungesa e sinjalistikes se nevojshme apo orientimit te automjeteve te cilat i drejtoheshin daljes se kryeqytetit apo hynin ne te ka sjelle vijimin e bllokimit te rrugeve.
Situata eshte normalizuar vetem kur politikanet kane nisur qe te fajesojne njeri-tjetrin per ate qe ka ndodhur. 30 minuta pas deklaratave te Rames dhe Bashes situata u kthye ne normalitet.