E Martë, 3 Nëntor 2026

QKLL: Kristo, Nika dhe Andoni në jurinë e fondit të përkthimit në gjuhë të huaj

TIRANË, 13 mars/ATSH/ Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit prezantoi jurinë e “Fondit të përkthimit letrar nga gjuha shqipe në gjuhë të huaj”. Juria përbëhet nga: përkthyesi Erion Kristo, përkthyesja Maklena Nika dhe studiuesi Ben Andoni.

“Fondi i përkthimit letrar nga gjuha shqipe në gjuhë të huaj”, u çel nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në mbështetje të autorëve shqiptarë, si dhe përkthimit e promovimit të veprave të tyre jashtë Shqipërisë. QKLL me këtë rast kujtoi edhe një herë se, aplikimet për këtë thirrje janë të hapura deri më datë 31 mars 2025.

Fondi i përkthimit të librit shqip në gjuhë të huaj i drejtohet gjithë botuesve të huaj që duan të botojnë në gjuhët e tyre autorë shqiptarë. Thirrja nuk është e kufizuar vetëm për libra artistikë, por për çdo vepër e cila shënjon një vlerë në kulturën shqiptare, në historiografi, letërsi, studime. /j.p/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›