E Shtunë, 31 Tetor 2026

QKR per dokumentat pa noter

Që nga fillimi i muajit nëntor, bizneset janë të lirë të mos dorëzojnë dokumente të noterizuar pranë Qendrës Kombëtare të regjistrimit.
Ndryshimi në ligjin e QKR-së ëhstë botuar tashmë ën fletoren zyrtare dhe hyn në fuqi në 2 nëntor. Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës kombëtare të Regjistrimit, Tom Kola thekson për abc neës se ky ndryshim lehtëson së tepërmi bizneset, të cilët kursejnë kohë dhe para për dokumentat e tyre.

Zoti Kola sqaron se noterizimi i dokumentave që dorëzohen në QKR ka qenë fakultativ, por për të bërë më të qartë për bizneset, u propozua dhe u vendos që kjo gjë të sanksionohet në ligj.

Në raportin e fundit të Bankës Botërore, “Dong Biznes 2013” theksohet fakti se Shqipëria ka bërë progress në përmirësimin e klimës së bizneseve, duke lejuar që dokumentat pranë QKR-së të notërizohen në mënyrë fakultative.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›