E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali taksa progresive e kthyer ne konfiskim

Të ulen taksat për të gjithë ata që punojnë dhe për kompanitë që riinvestojnë. Pesha e presionit fiskal për ata që i paguajnë ndershëmrisht është rritur kaq shumë sa është kthyer në një konfiskim. Është kjo thirrja e presidentit të sipërmarrësve të rinj të Konfindustrisë italiane drejtuar qeverisë Monti. “Larg hajdutët, injorantët e politikës dhe të paaftët”, kanë deklaruar të rinjtë e konfindustrisë italiane referuar shfrytëzimit të biznesit nga taksat progresive te aplikuar nga qeveria aktuale italiane. Nuk ka rritje vetëm përmes rritjes së taksave, goditjet e krizës kanë ulur bazën industriale me 20% thonë ata duke paralajmëruar politikën se koha e durimit ka mbaruar. Sipërmarrësit e rinj italianë kërkojnë burime të reja dhe uljen e menjëhershme të taksave përmes një politike të besueshme. Një klasë politike që nuk mban premtimet ndërsa u kërkon qytetarëve sakrifica të vazhdueshme dhe të padenja, shprehen ata gjatë një konference mbi zhvillimin dhe punësimin. Për konfindustrinë e të rinjëve italianë pa veprime mbi investimet, produktivitetin dhe konkurrueshmërinë lufta e vetme mbi deficitin do të shënojë fundin e euros. Për të ndryshuar gjithcka mjafon vullneti për ndryshim, kriza duhet luftuar përmes uljes së taksave dhe shmangien e taksave progresive. Përmes kësaj politike tatimore progresive, drejtësisë së ngadaltë, korrupsionit më të zgjeruar dhe një burokracie të lartë, ekonomia italiane po shkatërrohet është shprehur zëvendës presidenti i Konfindustrisë dhe presidenti i kompanisë energjitike Enel, Fulvio Conti. Sipas tij analiza e të bërit biznes 2013 konfirmon se Italia është pozicionuar në vendin e 73 duke humbur kështu shume nivele krahasuar me vendet e tjera të zhvilluara. Në gjithë këtë situatë ata që e paguajnë janë shpenzimet e larta të bizneseve të cilët paguajnë 26 miliardë euro në vit për taksa administrative, por edhe qytetarët.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›