E Diel, 1 Nëntor 2026

Tarifat e sherbimeve qe ofrohen ne hipoteka nuk kane ndryshuar

Hyjnë në fuqi tarifat e reja të shërbimeve që ofrohen në hipoteka. Kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme, Arben Qirjako bën të ditur për abc neës se përmes një udhëzimi të ministrisë së finacave dhe minsitrisë së drejtësië, është caktuar ulja e disa tarifave dhe mos ndryshuimi i vlerës për asnjë tarife tjetër të mëparshme.
Qirjako bën të ditur se janë ulur tarifat e shërbimeve online si dhe tarifat për informacionet e përditësimin e pasurisë.

Sipasi këtij udhëzimi, janë shtuar edhe 5 shërbime të reja që do të ofrohen nga hipotekat.

Shërbimet e reja që janë shtuar janë: “Regjistrimi i akteve noteriale që lidhet ndërmjet zhvilluesve të pronës dhe pronarëve të truallit, apo me subjekte të treta” kushton 3,500 lekë. Po kaq kushton edhe shërbimi i regjistrimit të kalimit të pronësisë me anë të ligjit, me vendim të gjykatës apo të një akti administrativ. 3,500 lekë kushton edhe shërbimi i regjistrimit të aktit të kalimit të pronësisë nga përmbaruesi gjyqësor.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›