QKUK-ja në detyrë për rikujtimet e atdheut

Dje, me rastin e përvjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, është mbajtur manifestim rasti.
Sot, autoritete e QKUK-së me rastin e Epopesë së UÇK-së, ka bërë homazhe tek varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe dëshmorët e tjerë.
Më pastaj, delegacioni ka vizituar familjen Jashari, me ç’rast drejtori, Njazi Gashi shprehu mirënjohjen për sakrificën sublime dhe kontributin e Komandanit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari për Lirinë e Kosovës.
Institucioni i cili përkujdeset për jetën dhe shëndetin e qytetarët të vendit dje ka rikujtuar historikun e lavdishëm të luftës së UÇK-së, me theks të veçantë, flijimin dhe sakrificën e Familjes Jashari, e cila heroikisht dhe me vetëdije të plotë ishte flijuar për lirinë e Kosovës.
“Jemi mbledhur pas 15 vjetëve për të rikujtuar lavdinë dhe sakrificën e familjes Jashari dhe Komandantit legjendar Adem Jashari, i cili me vetëdije të plotë flijoi anëtarët e familjes, në mënyrë që të jemi të lirë”, theksoi ka thënë drejtori i QKUK-së. /Indeksonline/