Zbulohet një shtëpi publike në Lezhë, pranga tutores dhe vajzave që “punonin”

Një 34 vjecare nga qyteti i Lezhës kishte hapur në një lokal afër autostradës Fushë Krujë-Lezhë (në afërsi të kryqëzimit të Zejmenit), një shtëpi publike me katër femra të cilat punonin edhe si kamariere.
Lula Marku, e divorcuar e kishte marrë me qira lokalin, dhe në pjesën e pasme të ndërtesës kishte ngritur ambiente prostituimi me klientë të moshave të ndryshme. Vajzat paguheshin nga klientët nga 3 mijë deri në 5 mijë lekë për çdo seancë seksi ndërsa mësohet se ato janë Ejona Sallaku, Florinda Kolecaj, Dilore Lleshi e Diana Toplanaj.
Ato së bashku me tutoren janë dërguar në qelitë e Komisariatit të Lezhës ndërsa do të akuzohen për “favorizim dhe ushtrim prostitucioni”./Indeksonline/