E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tjetër skandal në Itali, ja si shënohen golat

Një tjetër video amatore nga një ndeshje në Serinë A që po qarkullon në internet, ka rritur edhe më shumë zërat për kurdisjet në futbollin italian.
 

Aty shihen momentet para gjuajtjes së penalltisë nga mbrojtësi i Juventusit, kiliani Vidal në një ndeshje kundër Cesenas. Xhirimet nga pas portës shfaqin se si njëri prej lojtarëve të Cesenës i afrohet Vidalit e që sipas pretendimeve duket se i tregon në cilën anë duhet të gjuaj topin, dhe epilogu duket qartë: Porteri në njërën anë e goli në anën tjetër, për 2-0.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›