QSUT, barnat e skaduara janë të 2008 tës, presim t'i asgjësojmë
TIRANE-Barnat e skaduara të gjetura nga kontrolli i ministrisë së Shëndetësisë në Qendrën Universitare Spitalore "Nënë Tereza", janë stogje të vitit 2008. Sipas drejtorit të QSUT-së, Saimir Ivziku, këto medikamente ruhen nëpër magazina në pritje të një vendimi për asgjesimin e tyre. Ai ka mohuar në mënyrë kategorike që këto medikamente të skaduara, të kenë mundësi të përfundojnë pranë pavijoneve. "Janë materiale dhe medikamente të skaduara që ruhen në kushte magazinimi dhe ndërkohë kemi hapur procedurat e nevojshme, pasi në bazë të ligjit, evadimi dhe asgjësimi i këtyre medikamenteve kërkon ndërhyrje të disa institucioneve. Kemi nisur shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin me ministrinë e Mjedisit dhe pastaj do të vazhdojmë me institucione të tjera për të realizuar procedurën për evadimin dhe asgjësimin e barnave", - ka deklaruar drejtori i QSUT, Sajmir Ivziku. Kreu i QSUT garanton se aktualisht nuk ka asnjë ilaç të skaduar që mund të jetë pranë shërbimeve, që mund të krijojë mundësi të përdorimit të tyre nga stafi infermiror. "Nuk ka asnjë mundësi që një ilaç i skaduar të jetë aktualisht në shërbim dhe t'i jepet një pacienti. Në kuadër të reformimit të këtij institucioni kemi marrë masa striktke për administrim korrekt të lëvizjes së barnave dhe materialeve të mjekimit në shërbimet e QSUT", - ka deklaruar drejtori i QSUT, dje në një konferencë për ndërhyrjen e re që do të mund të zhvillohet në këtë qendër për bazën ekranit.
(s.g/GSH/BalkanWeb)
(s.g/GSH/BalkanWeb)