Gjirokastër, meshë për festën kombëtare të Greqisë
GJIROKASTER- Nën ngjyrat e flamujve grek dhe me prezencën e krerëve më të lartë të minoritetit grek në Shqipëri është zhvilluar ditën e djeshme në Bularat të Gjirokastrës ceremonia në përkujtim të 71-vjetorit të "JO-së" së kryeministrit grek të asaj kohe, Metaxas ndaj ultimatumit të dhënë nga Musolini. Kisha e Shën Thanasit në këtë fshat ishte dekoruar me flamuj të shumtë bardhë e blu dhe ishte Mitropoliti i Gjirokastrës, Dhimitri ai që mbajti një Meshë përkujtimore në nderim të ushtarëve grekë të rënë në betejën Italo-Greke.
Ajo që ra në sy në këtë ceremoni ishte prezenca e të gjithë drejtuesve të minoritetit grek në Shqipëri, duke nisur që nga Vangjel Dule, Vasil Bollano, deputetët Tavo, Barka, Ksera madje ishin të pranishëm dhe ambasadori i Greqisë në Tiranë, Pazios dhe konsulli i Gjirokastrës, Rizopoulos.
Dita e "Jo"-së së grekëve
Dita e "Jo"-së është përkujtimorja ndaj kryeministrit grek Ioannis Metaxas, i cili refuzoi ultimatumin e vendosur nga Benito Mussolini më datë 28 tetor 1940. Ultimatumi iu prezantua Metaxait nga ambasadori italian në Greqi, sipas të cilit Greqia duhet të lejonte trupat e "Boshtit", që të hynin në Greqi dhe të pushtonin disa vende stra-tegjike, ose në të kundërt do të niste lufta. Por kryeministri Grek iu përgjigj: Jo. Në përgjigje të refuzimit të Metaxas, forcat italiane sulmuan territorin grek, e cila solli dhe përfshirjen e Greqisë në Luftën e Dytë Botërore.
(GSH/BalkanWeb)