Ish kryeministri kroat shkon nga gjykata ne spital
Ish kryeministri kroat Ivo Sanader u largua nga nje gjykate e Zagrebit sot ne fillim te gjykimit te tij per korrupsion dhe shkoi ne nje spital per analiza.
Zoti Sanader mberriti sot ne gjykate duke u ankuar per dhimbje te gjoksit. Ai i kerkoi ndjese gjykatesit per gjendjen e tij te lodhur dhe tha se tha se do te shkonte ne spital per probleme te zemres.
Gjykatesi me pas e shtyhu gjykimin duke thene se analizat mjekesore ishin te nevojshme dhe se si rezultat gjykimi nuk mund te zhvillohej.
Zoti Sanader dha doreheqjen nga posti i kryeministrit ne vitin 2009. Prokuroret e akuzuan ate muajin e kaluar per rryshfete ne marreveshjet me nje banke austriake dhe marrjen e miliona dollareve nga firmat shteterore.
Ai pergallet gjithashtu me disa hetime per abuzim te pushtetit.