QSUT, largohet nga spitali pacientja e transplantit të veshkës
Lë pavionin ku dy javë më parë i'u nënshtruar të parit operacion transplanti veshke, 19- vjeçarja Mitilda Gode. Mjekët japin garancinë se ajo gëzon shëndet të mirë, çka vërteton edhe suksesin e operacionit të rrallë të realizuar në spitalin universitar nënë tereza. Sipas shefit të shërbimit të urologjisë, Mustafa Xhani, mitilda tashmë mund t'i rikthehet normlaitetit. Një moment i veçantë ka qenë lënia e pavionin për 19 vjeçaren nga rrethi i Korçës, e cila dy javë pas transplantit, është ringritur në këmbë, për të shresuar në një jetë më të shëndetëshme. Bashkë më Mitildën, është larguar nga ky pavion edhe babai i saj, Ndreçi, i cili ishte dhuruesi i organit të së bijës. Ai shprehet se ndjen t'i ketë dhënë vajzës jetë të dytë. Më tutje, mjeku nefrolog Nestor Thereska ka deklaruar se pacientja me organ të transplantuar do të jetë per 6 muaj në ndjekje të vazhdueshme nga mjekët, për të realizuar atë që njihet si trajtimi post-tranplantit, një periudhë kjo shumë delikate dhe që nuk duhet neglizhuar.